Qafe Thane, fluks turistesh per pushimet

10/07/2009 08:25

Mijera turiste te huaj kane zgjedhur vendin tone, per te kaluar pushimet gjate ketij sezoni veror.

Ne piken e kalimit kufitar te Qafe Thanes konfirmohet se gjate muajit korrik kane hyre ne territorin shqiptar nje numer i konsiderueshem turistesh te huaj, pjesa me e madhe e te cileve jane shtetas maqedonas, kjo dhe per shkak te afersise me kufirin. Ashtu si dhe vitin e kaluar preferencat per turizmin ne bregdetin shqiptar kane qene nga turiste qe vijne nga Anglia, Gjermania, Zvicra dhe Polonia, nderkohe qe kete vit ka nje renie te fluksit te shtetasve kosovare nga ky vendkalim kufitar.

Burimet prane pikes se kalimit kufitar te Qafe Thanes bene te ditur se shtetasit kosovare kane preferuar te kalojne kete vit nga pika te tjera dhe numri i personave qe kane kaluar permes kesaj dogane ka qene shume i ulet. Sipas te dhenave statistikore, ne sportelet e kesaj pike kufitare, tri ditet e fundit, jane regjistruar te pakten 4600 shtetas te huaj, qe kane hyre ne territorin shqiptar.

Pjesa me e madhe e tyre kane deklaruar zgjedhjen per plazhet tona, si vende per te kaluar pushimet verore. Burime te policise kufitare thane se gjate 24 oreve te fundit, nga kufiri kane hyre te pakten 1800 shtetas te huaj me te pakten 540 mjete, nderkohe qe jane regjistruar edhe 400 shtetas shqiptaro-maqedonas, te cilet i drejtohen plazheve te Vlores dhe Durresit.

Nga te dhenat, rezulton se fluksi i turisteve kete vit ka nisur qe ditet e para te muajit korrik, ndersa vitin e kaluar, piku i levizjeve nderkufitare eshte shenuar gjate diteve te fundit te korrikut dhe fillimit te gushtit. Rritja e fluksit nuk ka krijuar probleme ne doganen me te madhe ne kufi me shtetin maqedonas edhe per faktin se te dhenat perpunohen ne kater sportele.

Top Channel