
Partia Socialiste ankimoi dje ne mbremje rezultatin e tabeles perfundimtare per Qarkun e Beratit. Ashtu siç ishte paralajmeruar, kerkesa ankimore permban ne vetvete sqarimin perse kerkohet rivleresimi i me shume se 3 mije e ca votave te shpallura te pavlefshme.
Sipas pretendimit te PS-se, keto vota mund t’i japin ketij grupimi politik mandatin e peste ne kete qark. Kerkesa mban firmen e sekretarit per çeshtjet ligjore ne PS, Fatmir Xhafaj dhe pritet qe ne ditet ne vijim te shqyrtohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Berati eshte nje prej qarqeve me te diskutuar sa i perket rezultatit zgjedhor. Me pare, nje kuti ende e panumeruar krijoi mjaft probleme ne KZAZ-ne e ketij qarku.
Kutia e fundit u bllokua per shkak se u konsiderua e pavlefshme dhe komisioneret e PD vleresonin se nuk duhej vijuar me tej me proceduren.
Mbledhja e pare e Komisionit Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve nuk i dha asnje zgjidhje çeshtjes se kutise se fundit per shkak se komisioneri i PSD-se abstenoi. Komisioni Qendror deklaroi se Kodi nuk e njeh nje vendimmarrje te tille ndaj KZAZ u rimblodh, duke vendosur hapjen e kutise se fundit te ketij qarku.
Edhe pse ne epersi, PS nuk arriti dot te merrte mandatin e peste, ndaj vendosi ankimimin e fleteve te shpallura te pavlefshme, duke hedhur hije dyshimi ne numrin e madh te tyre.
Sipas drejtuesve te selise roze, komisioneret e PS kane shpallur si te pavlefshme votat ne kushtet e nje presioni qe u ushtrohej nga pala tjeter. Pak dite me pare ne KQZ u miratua tabela perfundimtare e rezultateve per Qarkun e Beratit dhe kjo i hapi rruge ankimit te metejshem. Pritet qe ne ditet ne vijim selia roze te beje ankimimet perkatese per Qarkun e Shkodres dhe Qarkun e Tiranes, ndersa parmbreme ankimoi Qarkun e Fierit.
Top Channel