Mourinho: Kemi shume lojtare

10/07/2009 17:10

Tekniku i Interit Jose Mourinho ka shprehur rezervat e tij per lojtaret qe ka ne dispozicion per sezonin e ardhshem, sidomos per numrin e madh te alternativave “te padobishme”.

“Te kesh ne perberje 28 lojtare eshte nje problem dhe mua nuk me pelqen te kem kaq shume lojtare ne dispozicion sepse luhet vetem 11 me 11. Te kesh 28-30 lojtare nuk eshte pozitive, sidomos lojtaret qe jane ne mbyllje te karrieres se tyre. Une nuk i dua dhe nuk kam besim tek ta”- u shpreh Mourinho.

“Ne kishim planifikuar qe per sezonin e ardhshem te benim 8 shitje dhe 4 blerje ne role te parapercaktuara. Nuk ka polemika as kritika, perkundrazi. Deri tani jane larguar 4 lojtare, tre qe u kane mbaruar kontratat dhe nje i dhene borxh, c’ka do te thote qe kjo merkato ka sjelle 0 perfitime ne arken e Interit. Kemi marre vetem Thiago Motta-n dhe Milito-n dhe nuk besoj se do kemi prurje te reja ne ekip pasi nuk mund te nisim sezonin me nje perberje prej 40 lojtaresh”- perfundoi tekniku zikalter.

Objektivi kryesor i kampioneve te Italise edhe per kete vit mbetet ‘Champions League’ dhe per realizimin e tij Mourinho ka kerkuar blerje cilesore per te konkuruar me ekipet si Barcelona, Manchester dhe Real Madrid qe jane edhe favoritet e kompeticionit sipas ‘Special One’.

Top Channel