
Nje nga eksponentet kryesore te Partise Socialiste, Arben Malaj, ne nje interviste per Top Channel ben publike prioritetet e socialisteve ne nje moment te tille kur 12 dite pas zgjedhjeve te pergjithshme nuk eshte konfiguruar zyrtarisht as maxhoranca dhe as opozita.
“Situata aktuale duket e mbingarkuar e megjithate Partia Socialiste duket e vendosur qe procesi i numerimit te perfundoje me drejtesi. Megjithate ne kemi ngelur ne Bruksel, nderkohe qe kryeministri ne vend qe te peruroje rrugen drejt Evropes, shkon ne Shkozet per te peruruar rruge rurale”, u shpreh Malaj.
Mandati i 9 i Partise Socialiste nuk eshte provokim por nje test i qarte per procesin zgjedhor, i cili nuk duhet te marre kosto shtese ne dem te integrimit te vendit.
Por fokusi i PS mbetet edhe koalicioni Berisha-Meta, per te cilin Malaj thote se per aq kohe sa rezultati i zgjedhjeve nuk eshte shpallur dhe maxhoranca mund te mbetet me 72 mandate apo opozita te kaloje me 68 mandatet ky koalicion nuk ploteson dot qellimin per te cilin u krijua ate te integrimit te Shqiperise.
Ne fokusin e analizes te Partise Socialiste, ne lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit mbetet edhe pozicionimi i PS, perballe aleateve, si dhe nje kendveshtrim i ri i aleancave.
“Zhvillimet nuk duhet te jene perplasje individesh, por duhet te jene pjese e pergjegjesive qe ne do te perballojme dhe si do te arrijme te ndertojme kredibilitetin per partnereve tane ne koalicion”, u shpreh Malaj.
Lidhur me zerat per nxjerrje pergjegjesish per rezultatin e zgjedhjeve, duket se ne Partine Socialiste, ne keto momente nuk eshte prioritet i socialisteve.
Sipas tyre procesi i numerimit te votave ende nuk ka perfunduar, dhe PS ende nuk e di nese duhet te pozicionohet si opozite perballe nje maxhorance me vlera numerike
Top Channel