Grupi i droges ne gjykate

10/07/2009 19:10

Shtate persona te arrestuar muaj me pare si pjese e nje rrjeti qe shperndante droge ne kryeqytet i kane kerkuar gjykates meshire dhe te kete parasysh faktin qe pjesa me e madhe e tyre jane perdorues droge si dhe te varfer.

Te prangosurit po gjykohen per 41.6 grame heroine, 1.6 grame hashash dhe 1.4 grame metadon, te zbuluara pas kontrolleve ne banesat e tyre.

Avokati mbrojtes i Afrim Picarit dhe Algert Shehut i tha gjykates se klientet e tij jane ne gjendje te veshtire ekonomike, ndersa sipas tij prokuroria nuk ka vertetuar ne fashikujt e depozituar se ekziston bashkepunimi mes te pandehurve per te shperndare droge.

Avokati solli si arsye qe gjykata t’i meshironte ata edhe per faktin se njeri prej tyre eshte student per stomatologji, ndersa tjetri ka nje prej familjareve ne gjendje te veshtire shendetesore.

Nderkohe, avokatja e Erion Cerrikut i tha gjykates se i pandehuri eshte vete perdorues droge e madje ai eshte prangosur ne castet qe ishte nen efektet e droges.

Grupi i ketyre te rinjve akuzohen per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta