Davide Santon, tek Interi deri ne 2014-en

10/07/2009 12:00

Mbrojtesi i Interit, Davide Santon ka zgjatur kontraten me klubin ziklater.

Zbulimi i trajnerit Jose Mourinho do qendroje me skuadren e Moratti-t deri ne vitin 2014 dhe cdo sezon do perfitoje nga 1 milione euro, duke e 10-fishuar pagen e tij pas paraqitjeve mbreselenese ne sezonin e fundit. Drita jeshile eshte ndezur paraditen e djeshme pas nje takimi te zhvilluar mes perfaqesuesve te Interit dhe agjentit te lojtarit.

Zyrtarizimi mund te vije gjate oreve te ardhshme, por ajo qe ka me shume rendesi eshte fakti se me ne fund Interi ka gjetur nje te ri premtues per mbrojtjen e paqendrueshme.

Top Channel