
Ishte vetem 23 vjece kur la qytetin e saj bregdetar te Durresit, per te jetuar ne minieren e nxjerrjes se kromit ne Bulqize.
Jeta s’do tregohej shume bujare me vajzen durrsake, pasi shume shpejt iu desh te perballonte e vetme rritjen e kater femijeve te saj, sepse te shoqin ia burgosen. Per te siguruar buken e perditshme, i duhet te kthehet ne dhuruese gjaku, pasi shteti nuk i jep pension, ndonese ka punuar per 19 vjet ne miniere.
Mihane Murra, sot 65 vjece, rrefen peripecite e jetes se saj, duke nisur me veshtiresine per t’u ambientuar fillimisht qofte edhe me klimen shume te ashper te Bulqizes dhe pastaj te rritjes se kater femijeve, pasi e vetmja mundesi punesimi ishte puna mjaft e rende ne miniere, qofte edhe per burrat dhe jo me per grate. “Per te rritur femijet, tregon Mihaneja, nisa pune ne ndermarrjen e ndertim-minieres, ku punova per tri vite.
Pastaj ne ndermarrjen e furnizimit te punetoreve per 2 vite dhe pastaj ne minieren e kromit, ku merresha se bashku me gra te tjera me seleksionimin e mineralit te kromit, deri ne vitin 1989, kur nisen dhe shkurtimet nga puna. Duke qene e ardhur, jo vendase, dhe pa perkrahje, me shkurtuan te paren. E ndodhur pa asnje te ardhur, pasi edhe bashkeshorti me kishte rene ne burg qe nga viti 1981, jam detyruar qe per rritjen e kater femijeve, dy djem dhe dy vajza, te shes gjakun e trupit”, kujton me lot ne sy 65-vjecarja.
Me tej ajo rrefen se ne mjaft raste detyrohej te lypte, duke derguar femijet e vegjel me tas ne dore te furra e bukes, ku furxhinjte u mbushnin tasin me brume dhe Mihania ua piqte ne sobe dhe u siguronte ushqimin per ate dite. Por, kalvari i vuajtjeve per Mihanen nga Durresi duket se nuk paska te sosur, pasi edhe tani kur ajo ka mbushur 65 vjece, nuk ka asnje te ardhur ekonomike.
Ajo jeton me djalin e saj te semure, gruan e djalit dhe nipin e vogel, por asnje pjesetar i familjes nuk eshte ne marredhenie pune. Ajo tregon se ne librezen e saj te punes figurojne 14 vite dhe tre muaj pune ne miniere, ndonese ajo ka punuar nga viti 1970 e deri ne vitin 1989. “Kerkova prane deges se sigurimeve shoqerore qe te derdh siguracione per 9 muaj qe me duheshin per te dale ne pension, per te mbushur 15 vite pune, por ata nuk pranuan, pasi nuk kisha toke ne pronesi. Ndersa aktualisht me thone se nuk mund te derdhesh siguracione pasi ke kaluar moshen 60 vjec.
Edhe pse vazhdoj te shkoj pothuajse per cdo dite ne zyren e sigurimeve shoqerore, asnje zgjidhje nuk marr prej tyre”, shton ajo. E pyetur se si arrin ta perballoje jetesen familja e saj prej kater vetash, pergjigjet se e vetmja e ardhur eshte ndihma ekonomike e bashkise prej 4 mije lekesh. “Te tjerat me borxhe, qe shpesh shlyhen nga vajzat e martuara. Ndihma ekonomike nuk me del as per te blere ilacet per djalin e semure, i cili vuan nga depresioni dhe jo me per te blere buke dhe ushqime”, thote ajo.
Djali i saj, Pellumb Murra, prej muajsh vuan nga depresioni dhe e ka te nevojshme te kurohet me ilace, por edhe ai ende nuk ka mbushur afatet per te dale ne KEMP, qe te mund te fitoje pensionin e invaliditetit. “Ndjehem krejt e braktisur dhe pa asnje lloj perkrahje, e mbetur ne mes te kater rrugeve, ku askush nuk me afrohet per te me dhene nje zgjidhje, madje ata te sigurimeve shoqerore kthejne koken menjane sapo me shohin, pasi jane ‘merzitur’ prej meje”, rrefen gruaja e moshuar.
Top Channel