Alonso: Tek Ferrari? Thashetheme…

10/07/2009 10:35

Fernando Alonso dhe Ferrari jane ende larg nje marreveshjeje te mundshme.

Piloti i Renault pergenjeshtron zerat per bashkimin me skuderine e kuqe, duke theksuar se ende nuk eshte vendosur asgje ne lidhje me kete ceshtje.

“Nuk kam pasur asnje kontakt dhe te gjitha cfare thuhen jane thashetheme. Tashme u bene 4-5 vjet qe degjoj te thuhet se do shkoj tek Ferrari, por e riperseris qe keto jane vetem zera”, shprehet ish dy here kampioni i botes.

Ne fund te intervistes, spanjolli thote se per momentin deshiron nje makine te shpejte sepse fitorja i mungon shume.

Top Channel