“AP”: Nderhyrjet politike vonuan numerimin

10/07/2009 21:55

Agjencia prestigjoze amerikane e lajmeve, “Associated Press”, i ka kushtuar nje shkrim zgjedhjeve legjislative ne Shqiperi, ku duke iu referuar vezhguesve nderkombetare deklaron se nderhyrjet politike kane vonuar numerimin e votave.

“Procesi i numerimit te votave eshte zgjatur nga niveli i larte i mosbesimit mes partive politike dhe perfaqesuesve te tyre ne administraten zgjedhore”, thote artikulli.

Ne te thuhet se vezhguesit e kane vleresuar procesin si “te keq” ose “shume te keq” per 22 nga 66 qendrat zgjedhore, gje qe ka shkaktuar tension mes partive, sidomos kur rezultatet dolen te peraferta.

“Ata kane vene re gjithashtu probleme proceduriale per shkak te nivelit te ulet te trajnimit te administrates zgjedhore qe vepronte nen drejtimin e KQZ-se”, thote “AP”.

Agjencia shton me tej se, ne reagimin e tyre te pare pas 28 qershorit, vezhguesit kane raportuar disa permiresime, por e kane vene theksin tek nje domosdoshmeri per progres te metejshem per plotesimin e standarteve nderkombetare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta