Vodafone Albania, prezanton raportin vjetor

09/07/2009 13:45

Fondacioni Vodafone Albania prezantoi sot raportin e pare vjetor 2008-2009.

Ne kete raport pasqyrohet puna dhe investimet sociale qe ky fondacion ka kryer per periudhen prill 08 deri ne mars te ketij viti.

Ne vitin e pare te punes ky fondacion numeron financimin e rreth 20 projektesh ne fushen e edukimit, shendetesise, mjedisit dhe mireqenies sociale me nje shtrirje gjeografike ne nje pjese te madhe qytetesh ne vend.

Paketa ndihme per familjet e Gerdecit, rindertimi i nje shkolle atje, mbeshtetje per femijet pa mundesi per t’u shkolluar, mbeshtetje per komunitetin rom dhe te tjere jane pjese e projekteve te fandacionit Vodafone Albania, investime qe kane kapur shifren prej rreth 75 milione lekesh.

Krijimi i ketij fondacioni nga drejtuesit e fondacionit Vodafone Albania eshte pare si nje nisme qe siguron efikasitet dhe qendrueshmeri.

Top Channel