Ujkani, nje vit me Novaren ne Ligen Pro

09/07/2009 08:50

Samir Ujkani do te largohet per nje sezon nga Palermo. “Gardiani” i Kombetares shqiptare ka arritur marreveshjen me Novaren, skuader qe militon ne grupin A te Liges pro italiane, ish-Seria C1 A.

Ky transferim eshte realizuar pas diskutimeve te 21-vjecarit me klubin sicilian. Ai ka marre valixhet, per t’u bere pjese e nje skuadre, e cila i garanton aktivizimin e vazhdueshem. Edhe pse drejtuesit e Palermos i vleresojne cilesite e ish-lojtarit te Akademise se Anderlehtit, ata kane vendosur se zgjedhja me e mire eshte qe Ujkani te fitoje eksperience diku tjeter.

Gjate sezonit te kaluar, portieri debutoi ne Serine A italiane, ne sfiden ku zirozet u mposhten 3-0 nga Milani. Ne fund te takimit, Ujkani u pergezua per paraqitjen nga ish-ylli i kuqezinjve, Kaka.

Top Channel