Termeti ne Aquila, Michelle e shokuar nga gjendja

09/07/2009 14:20

Michelle Obama ka mbetur e shokuar me ate qe ka pare ne Aquila, ku se bashku me zonjat e tjera te para vizitoi zonat e prekura nga termeti.

“Jam shume e prekur. Do te bejme c’eshte e mundur per t’ju mbeshtetur”, tha Michelle ndersa pyeste se sa femije jane prekur nga kjo tragjedi.

Michelle ka shprehur shqetesim edhe gjendjen psikologjike te femijeve, ndersa eshte interesuar se cfare po behet per ristrehimin e familjeve te prekura nga kjo tragjedi.

Bashke me 11 zonja te tjera te para, Michelle beri te njejtin tur si bashkeshorti i saj nje dite me pare.

Top Channel