Tahiri: Presion ndaj komisionereve ne Kombinat

09/07/2009 15:45

Kandidati socialist per deputet ne qarkun e Tiranes, Sajmir Tahiri artikuloi nje tjeter akuze ndaj qeverise per parregullsi dhe manipulim te procesit zgjedhor.

Shembulli qe ai solli ishte ne disa qendra votimi ne KZAZ nr 50 ne Kombinat, kur sic tha ai eshte ushtruar presion dhe dhune nga forca te erreta te pushtetit ndaj zgjedhesve dhe komsionereve dhe vezhguesve te opozites.

“Personat qe shfaqen ne fotografi kane ushtruar presion dhe dhune ndaj votuesve, ndaj komisionereve dhe vezhguesve te PS-se, si dhe ndaj kandidateve te Partise Socialiste ne zonen e Kombinatit duke mbjelle frike e terror per te penguar procesin e votimit. Kjo bande perbehej nga punonjes te policise se shtetit te veshur me uniforme dhe civile, punonjes te SHKB ne Ministrine e Brendshme, punonjes se Drejtorise se Burgjeve, Ministrise se Transporteve si dhe persona te tjere me precedente penal e te njohur per boten e krimit, te gjithe te armatosur me arme”, u shpreh Tahiri.

Sipas tij, do te dorezohet ne prokurori ne emer te PS nje kallezim penal, qe do te shoqerohet edhe me materiale filmike qe sipas tij vertetojne dhunen dhe presionin e ushtruar ndaj komisionereve socialiste.

Balla: Do te cojme ne vend vullnetin e zgjedhesve

Ne nje tjeter reagim permes kandidatit per deputet Taulant Balla, PS thote se asnje pazar nuk mund te ndryshoje vullnetin e zgjedhjeve.

“Pazari i Qeverisjes Berisha-Meta qe ka per synim vjedhjen e mandatit te nente te Partise Socialiste ne Fier, ka filluar keto dite hakmarrjen ndaj personave te veçante te cilet mbeshteten Partine Socialiste me 28 qershor”, u shpreh Balla.

PS denoncon keqperdorimin e shumices politike sipas saj ne KQZ te cilet sic tha Balla po zbatojne urdherat politike te Berishes dhe Metes per te shkaterruar zgjedhjet.

Top Channel