
Deputeti i ri i PS, Sajmir Tahiri ka deklaruar se qeveria Berisha arriti te manipulonte zgjedhjet duke devijuar voten e shqiptareve me 28 qershor.
Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Tahiri eshte shprehur se qeveria e djathte ka pasur gjithe kohen e nevojshme per te organizuar infrastrukturen zgjedhore, por e ka neglizhuar qellimisht ate.
“Shqiptaret ne 28 qershor nuk vendosen keshtu sic do te qeveriset. Keto ishin zgjedhje te rendesishme per Shqiperine, pergatitjet ishin kaotike dhe te coroditura edhe pse Berisha dhe qeveria e tij kishin kohe 4 vjet per te pergatitur infrastrukturen, si dhe trysnine e PS per te plotesuar kriteret”, ka pohuar Tahiri.
Ai ka theksuar se keto zgjedhje treguan aferat e politikes se vjeter, e cila sipas tij blen dhe shet votat e qytetareve.
“Keto zgjedhje deshmuan dy gjera, deshtimin e radhes te Berishes per te organizuar zgjedhje te lira dhe nje sukses te hidhur qe na ben me mire pasi shqiptaret pane fytyren e politikes se vjeter te matrapazeve dhe kumarxhinjve qe blejne dhe shesin mandate”, ka nenvizuar Tahiri, i cili ka kritikuar edhe LSI-ne per kalimin perkrah kryeministrit Sali Berisha.
“Ajo pjese e LSI qe mblodhi votat duke akuzuar Berishen, kapercen imagjinaten e cdo votuesi”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka shtuar me tej se pa u publikuar rezultati perfundimtar dhe pa marre mandatin e qarkut te Fierit, PS nuk do t’i njohur kurre zgjedhjet.
“Ne nuk do t’i njohim zgjedhjet nese nuk numerohen kutite e Fierit, por edhe ne Berat ku PS ka te drejte per te ankimuar parregullesi. Ne do vendosim nje hetim parlamentar per parregullesite e ketij procesi zgjedhor”, ka shtuar Tahiri.
Top Channel