
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, nepermjet nje letre i ka percjelle kryetarit te PD-se urimet e tij per fitoren e se djathtes ne zgjedhjet e 28 qershorit.
“Ne emer te popullit dhe te institucioneve te Republikes se Kosoves, ju pergezoj per fitoren e 28 qershorit, ne te cilen ‘Koalicioni per ndryshim’ mori perkrahjen e qytetareve te Shqiperise per te qeverisur vendin tuaj ne mandatin e ardhshem”.
Ne leter shkruhej: “vleresoj se procesi i zhvilluar zgjedhor u dha votuesve shqiptare mundesine qe te percaktohen te lire per perfaqesuesit e tyre”.
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka percjelle edhe mesazhin e radhes, ku shprehet: “besoj se Shqiperia pas anetaresimit ne NATO ne nje kohe fare te shkurter do te permbushe kriteret per t’u bere anetare e Bashkimit Europian, duke realizuar keshtu nje nga deshirat dhe endrrat me te medha te kombit shqiptar”.
Top Channel