Krimet e Renda, nis procesi ndaj Afrim Hasanajt

09/07/2009 16:05

Nis procesi ne ngarkim te te pandehurit Afrim Hasanaj i arrestuar nga policia e Kukesit per vrasjen ne Shenmeri te policeve, Shkelqen Dobrusha dhe Ramadan Hila.

Pas disa seancave te zvarritura per shkak te mungeses se avokateve mbrojtes Gjykata e Krimeve te Renda vendosi te pranoje kerkesen e prokurorit per te vijuar seancen me avokat te caktuar, derisa te mberrije ne gjykate avokati i kerkuar nga familjaret e 34- vjecarit.

Gjykata vendosi te degjoje per ngjarjen e rende qe tronditi opinionit publik 21 deshmitare te cilet kane dhene deklarimet e tyre ne polici per konfliktet e meparshme mes dy policeve te qarkullimit rrugor dhe autorit te ngjarjes.

Nderkohe Afrim Hasanaj eshte shfaqur i heshtur pergjate procesit. Sikurse edhe ne seancat e meparshme ai ka pare nga salla duke kerkuar me sy familjaret e tij, te cilet me se shumti nuk vijne per shkak te largesise, por edhe te nje hakmarrjeje te mundshme nga ana e te afermve te viktimave.

Top Channel