Eto’o-Barca akoma pikepyetje

09/07/2009 18:25

Ende mjegullnaje e ardhmja e sulmuesit kamerunas te Barcelones Samuel Eto’o. Klubi  eshte duke pritur nje pergjigje prej per rinovimin e kontrates me dy vjet te tjera ne ‘Camp Nou’.

“E kam telefonuar disa here por ai nuk me eshte pergjigjur. Nuk e di nese ka nderruar numrin apo e ka humbur ate por do te kisha deshire te flisja me te. Situata eshte e trishte sepse ne gjithmone kemi patur nje marrdhenie te drejperdrejte bashke” –deklaroi presidenit katalansa Jouan Laporta.

“Ne i kemi ofruar atij nje kontrate dy vjecare dhe po presim per pergjigjen e tij. Mua personalisht do me pelqente te kisha mundesine te flisja me te”- shtoi me te Laporta.

Barcelona i ka ofruar sulmuesit kamerunas zgjatjen e kontrates edhe per dy vjet per te parandaluar nje largim te mundshem te tij per tek anglezet e Manchester City.

Top Channel