
Dy te rinj, njeri nga Durresi dhe tjetri ne Fier, kane rene ne prangat e policise per akuzen e “vjedhjes”.
Keshtu, burimet policore te qytetit bregdetar bejne te ditur se eshte prangosur ne kushtet e flagrances, Gerald Zenali, 18 vjec, pasi mengjesin e se martes ka vjedhur me thyerje, nje market ne plazhin e Durresit, ku ka marre nje sasi prej 10.000 lekesh.
Nderkohe, ndaj 18-vjecarit rendojne akuzat e disa vjedhjeve te tjera. Zenali ka qene person i shpallur ne kerkim ne fillim te ketij muaji, pasi ishin siguruar prova se me 18 qershor ne lagjen 17 te Durresit ka vjedhur me thyerje nje kancelari ku ka marre nje shume prej 200.000 lekesh. Nderkohe, me 4 korrik, ne po kete lagje te qytetit bregdetar ka vjedhur nje bar-bufe, ka marre serish para dhe nje magnetofon.
Jane 4 vjedhje qe rendojne mbi te riun e denuar dhe me pare per te njejten veper penale, ate te vjedhjes.
Nderkohe, nje 20-vjecar nga Komuna Kurjan, ne rrethin e Fierit eshte vene ne pranga, pak minuta pasi ai kishte realizuar vjedhjen e dy motocikletave. Burimet zyrtare te Komisariatit te Policise Fier bejne te ditur per gazeten “Shqip” se kane arrestuar, ne agimin e se merkures 20-vjecarin Ilirjan Panahori, lindur e banues ne fshatin Kurjan ne komunen me te njejten emer ne rrethin e Fierit.
Panahori eshte arrestuar ne qender te qytezes se Roskovecit. Burimet policore tregojne se mbremjen e se martes, Panahori ka udhetuar nga fshati ku banon, per ne drejtim te Roskovecit. Ne nje rruge lagjeje te kesaj qyteze, 20-vjecari ka marre nje motociklete te tipit “Yamaha” pa targa qe i perkiste shtetasit I.Cjapi, te cilen e ka fshehur ne nje vend me shkurre, ne rrugen qe te con per ne fshatin Kurjan.
Por 20-vjecari nuk eshte mjaftuar me kaq. Dy ore me vone, ka marre nje motociklete tjeter, ne pronesi te shtetasit me inicialet A. Tanku. Ndersa po conte “prene” e dyte, ai eshte pikasur nga policia, e cila e ka ndjekur dhe e ka prangosur ne kushtet e flagrances
Top Channel