Xhoana, 24 vjecarja qe kerkon nje shprese

08/07/2009 19:55

Babai i Xhoanes nuk mund t’i mbaje dot lotet kur tregon historine e vajzes, por edhe mungesen e fuqise per te zgjidhur problemet e medha me te cilat po perballet e gjithe familja e tij prej dy vitesh.

Xhoana, sot eshte 24 vjec dhe eshte nene e nje vajze 4 vjecare. Ajo ka mbaruar shkollen e Baletit dhe do te vazhdonte Akademine e Arteve. Por endrrat dhe e gjithe rrjedha e jetes se saj nderpritet nga nje aksident, i cili ishte fatal per te.

Personi qe e aksidentoi e ka lene per me shume se nje ore ne kanal dhe eshte larguar  menjehere nga vendi i ngjarjes. “Kam nje vajze te vogel qe dua ta nxjerr dhe ta ushqej si cdo prind”, thote Xhoana. E braktisur nga bashkeshorti, Xhoana, nje vajze me shpirt artisti, nje balerine e zonja, sot duhet te rrise vogelushen e saj, e cila gjate ketyre dy viteve jo rralle eshte perballur me urine.

Ajo kerkon te eci por per kete i duhet nje proteze e cila mund te realizohet vetem jashte vendit, pasi asaj i eshte demtuar rende edhe legeni. Babai i saj tregon se te gjithe dyert e institucioneve shteterore nuk jane hapur per te, por sot ai i ben apel te gjithe njerezve qe munden te ndihmojne per lehtesimin e dhimbjes tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta