Vllaznia, Lika mban lojtaret me “kembe ne toke”

08/07/2009 21:35

Fitorja 2-1 ne Irlande perballe vendasve te Sligo i jep Vllaznise me shume shanse kualifikimi per ne turin e dyte te Europa League.

Por trajneri i shkodraneve, Hasan Lika kerkon nga futbollistet e tij te qendrojne me kembe ne toke dhe te menaxhojne lojen, per te mos i dhene asnje mundesi irlandezeve te bejne suprizen ne “Loro Borici”.

Trajneri Lika ka hedhur poshte idene e ardhjes ne skuader per kete sfide te sulmuesit shqiptar Fatmir Vata, por ka pohuar se ekipi ka nevoje edhe per disa perforcime te tjera per te qene kompetitive ne gjitha kompeticionet e ketij sezoni.

Cdo fitore, barazim apo dhe humbja minimale 0-1 do te sjelle kualifikimin e Vllaznise ne turin e dyte, ku kundershtari tashme dihet eshte skuadra austriake e Rapid Viena. 

Top Channel