Vangjeli rinovon edhe tre vjet kontraten me Arisin

08/07/2009 09:00

Kristi Vangjeli vendos te qendroje tek Arisi i Selanikut edhe per tri vitet e ardhshme.

Pikerisht ne momentin kur dukej se ndermjet mbrojtesit te Kombetares shqiptare dhe klubit grek dashuria kishte perfunduar, palet gjejne akordin.

Ekipi qe e mbylli Superligen helene ne vendin e gjashte, arriti te binde 23-vjeçarin te mos largohet, pavaresisht ofertave te shumta: qipriotet e AEL-it dhe Hajduku ishin dy kandidatet me te fundit per Vangjelin.

Per te ndryshuar mendjen e korçarit, drejtuesit e klubit permiresuan kushtet financiare te kontrates, ku sipas marreveshjes se re, tashme ai do te perfitoje 250 mije euro ne sezon.

Ne fakt ishte pikerisht rroga e ulet ajo qe e shtyu kuqeziun te mos rinovonte kontraten per shume muaj. Duke qene se ka dale nga Akademia e Arisit, ku militon qe prej vitit 2003, perfitimet sezonale ishin nder me te uletat tek Arisi. Nje vleresim ne proporcion te zhdrejte me peshen e lojtarit ne skuader.

Qe aty nisi lufta e nervave: shqiptari nuk pranonte rinovimin dhe kercenoi me largim, ndersa drejtuesit e ndeshkuan, duke urdheruar stafin teknik qe Vangjeli te aktivizohej me pikatore (vetem tete ndeshje gjate sezonit te kaluar).

Qendrimi ne stol e tensionoi situaten, por fale paraqitjeve mjaft te mira me Kombetaren, kunder yjeve si Ibrahimoviç e Kristiano Ronaldo, mbrojtesi terhoqi vemendjen e shume skuadrave.

Por, ne fund ai zgjodhi me zemer. Te pakten, sipas akordit, ai do te luaje deri me 30 qershor te vitit 2012 ne stadiumin “Kleanthis Vikelidis”.

Vangjeli hodhi firmen ne kontrate ne pranine e presidentit te ekipit nga Selaniku, Thanasi Athanasiadis, drejtorit ekzekutiv Xhon Konti dhe menaxherit te pergjithshem Xhorxh Elefteroudi. Menjehere pas rinovimit edhe per tri sezone, lojtari u shpreh mjaft i kenaqur qe nuk u largua nga Arisi. “Jam shume i lumtur qe rinovova kontraten me klubin. Doja absolutisht te qendroja me ekipin, edhe sepse nuk jam munduar asnjehere ta fsheh faktin qe jam tifoz i Arisit”, deklaroi ai.

“Java qe kaloi ishte vendimtare ne vendimin tim per te vazhduar aventuren ketu, sepse perveç profesionalizmit, nje rol mjaft te rendesishem luajten edhe sinjalet e drejtuesve te klubit, te cilet kerkonin me çdo kusht te qendroja. Mesazhet e marra prej tyre ndikuan ne zgjedhjen qe bera. Ne fund, gjithçka perfundoi ne menyren me te mire dhe do te vazhdoj te perfaqesohem me skuadren e zemres. Deshiroj te falenderoj z.Athanasiadis (presidentin e klubit) dhe drejtuesit e tjere te klubit, por edhe trajnerin Mazinjo, te cilet vazhdojne te besojne tek une. Tani do te punoj dhe do te perkushtohem maksimalisht ne pergatitjet e skuadres. Do te jap me te mire ne sherbim te objektivave te Arisit per sezonin e ri. Premtoj qe se bashku me shoket do bejme te pamunduren qe t’u japim kenaqesi tifozeve tane”, perfundoi Vangjeli.

Top Channel