PS ankimon Fierin

08/07/2009 15:30

Partia Socialiste deklaroi ankimimin e menjehershem te vendimit te KQZ , qe sipas saj i mohoi PS-se, mandatin e 9 ne Fier.

“Ne rinenvizojme me force se kjo grabitje eshte baraz me mosnjohjen e zgjedhjeve nga ana jone. Partia Socialiste nuk do ta amnistoje krimin elektoral te 28 qershorit dhe do t’i shkoje deri ne fund hetimit te tij, pavaresisht koalicionit te se keqes qe politika e vjeter ka krijuar per t’i vene kapak ketij krimi dhe frenuar ndryshimin qe populli kerkon duke e percaktuar Partine Socialiste forcen e pare ne vend”, tha zedhenesja e PS-se, Armela Imeraj.

PS thekson se Ilir Meta u bashkua me Berishen per te grabitur mandatin e 9 te PS-se dhe per t’i dhene jete nje qeverie qe si asnjehere ne keto 18 vite sipas selise roze eshte misherim i aleances se interesave ekonomike te familjeve te tyre.

“Qofte njeri,qofte tjetri duhet ta harrojne se mund te qeverisin pa dorezuar mandatin e nente te Fierit, pa lejuar rinumerimet qe kemi kerkuar ne disa zona dhe pa i hapur rruge hetimit te imet te te gjithe krimit elektoral te 28 qershorit”, u shpreh Imeraj.

Top Channel