LSI: Kodi, levizja e lire e drejtesia, prioritete
08/07/2009 17:50
Pas miratimit te koalicionit nga konventa kombetare, Levizja Socialiste per Integrim ka shpallur piketat e saj per bashkepunimin me Berishen.
Kushtet kryesore sipas LSI-se, kane te bejne me integrimin europian, reformen ne drejtesi dhe ndryshimin e kodit zgjedhor.
“Levizja e lire, reforma zgjedhore dhe pavaresia e gjyqesorit jane disa nga objektivat tona kryesore. Konventa ishte nje shembull i qarte i funksionimit te demokracise se brendshme dhe pasqyre e shprehjes se vlerave brenda partise sone”, shprehet sekretari per marredheniet me jashte ne LSI, Edmond Haxhinasto.
Top Channel