Lideri ujgur: Rreth 800 te vrare nga protestat
08/07/2009 21:05
Numri i ujgureve te vrare gjate protestave ne krahinen autonome kineze te Xinjiang mund te jete me teper se sa deklarojne autoritetet kineze.
“Gjate protestes se dhunshme kane mbetur rreth 800 te vrare dhe 3000 persona te tjere jane arrestuar nga policia”- deklaron nga Roma lideri i ujgureve Erin Alptekin.
Protestat e dhunshme me sfond etnik ne krahinen e Xinjiang u pershkallezuan ditet e fundit dhe u bene shkak edhe per mospjesemarrjen e presidentit kinez Hu Jintao ne samitin e G8 qe po mbahet ne Rome.
Top Channel