Krasniqi: PD-LSI, koalicion i imponuar

08/07/2009 09:50

Politikaneve kosovare qe komentojne situaten postzgjedhore ne Shqiperi u eshte bashkuar edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Ne nje deklarate per mediat lokale, kryeparlamentari e ka cilesuar koalicionin e ri Berisha-Meta si nje marreveshje te imponuar.

“Ne nje forme apo ne nje tjeter, koalicioni eshte i imponuar nga rezultati i zgjedhjeve, pasi asnjera nga partite nuk arriti rezultatin e duhur per te formuar e vetme qeverine”, ka pohuar Krasniqi.

Gjithesesi, kreu i Kuvendit te Kosoves ka preferuar te tregohet i matur ne deklaratat e tij.

“Une nuk perzihem ne zgjedhjet qe behen ne nje vend tjeter. Une respektoj verdiktin e qytetareve te Shqiperise”, eshte shprehur ai.

Top Channel