
Pas Brokajt e Xhufit, edhe nje themelues tjeter i Levizjes Socialiste per Integrim, Fatos Klosi ka kundershtuar vendimin per te nisur negociatat zyrtare me Partine Demokratike.
Sipas zotit Klosi ky ishte nje gabim i pafalshem qe sherbeu si komardare per kreun e PD-se, Berisha, i cili sipas tij nuk arriti te rikonfirmonte mazhorancen e nevojshme per te qeverisur vendin.
“Kemi tradhetuar elektoratin tone dhe te gjithe elektoratin e majte. Nuk mendoj se kemi vepruar gabim ndaj PS dhe liderit te saj, pasi ata kane bere nje lufte te paprincipte ndaj LSI-se, po ky nuk eshte argument per te shkuar te Berisha. Me kete veprim kemi zhgenjyer bazen toneâ€, tha Klosi.
Sipas zotit Klosi ky bashkepunim mund te rezultoje fatal ne te ardhmen elektorale te LSI-se, e cila sipas tij ka bere zgjedhjen e gabuar ne momentin e gabuar.
“Lajmi per bashkepunimin me ra si bombe, pasi nuk na takonte neve qe ne kete moment t’i gjendeshim Berishes per ta shpetuar nga situate. Ishte zgjedhja me e gabuar e mundshmeâ€, tha Klosi.
Duke hedhur poshte aludimet se vendi do te perfshihej nga nje krize e mundshme nese LSI do te merrte me shume kohe per te vendosur, zoti Klosi theksoi se duhet te merreshin parasysh skema te tjera qeverisese , te cilat do te sherbenin per me shume stabilitet.
“Ne kete situate duhej krijuar nje qeveri e perkohshme qe te kishte si detyre themelore realizimn e zgjedhjeve te pakontenstueshme ne Shqiperiâ€, theksoi Klosi.
Top Channel