Kodi: 45 dite pas zgjedhjeve, auditi i partive

07/07/2009 09:30

Jo me vone se 45 dite pas shpalljes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve per çdo subjekt zgjedhor, KQZ emeron me short nje apo me shume eksperte kontabel te licencuar te perzgjedhur sipas Kodit Zgjedhor.

Ata kane per detyre per te kryer auditimin e fondeve te perfituara dhe te shpenzuara per fushaten zgjedhore.

Raporti i auditimit paraqitet ne KQZ brenda afatit te percaktuar ne vendimin e emerimit. Raporti nuk mund te perfshije te dhena personale te dhuruesve nen vleren e parashikuar ne Kodin Zgjedhor.

Subjektet zgjedhore duhet te vene ne dispozicion te ekspertit te emeruar nga KQZ, çdo informacion, dokumente apo te dhena qe kane te bejne me financimin dhe shpenzimet e fushates zgjedhore sipas ketij Kodi. KQZ mund te beje verifikime te te dhenave te raportit.

Verifikimi mund te pershije edhe pyetjen e personave dhe subjekteve te ndryshme, keqyrjen e dokumenteve qe lidhen me kete çeshtje, prane zyrave perkatese te subjektit zgjedhor qe ka paraqitur raportin, si dhe marrjen e çdo informacioni nga bankat apo persona te trete, te cilet mund te tregojne mbi te dhenat e paraqitura ne raport.

KQZ publikon raportet e auditimit per subjektet zgjedhore jo me vone se nje muaj nga data e paraqitjes se raportit, ose sipas rastit nga data e mbylljes se verifikimeve perkatese.

Mosrespektimi i rregullave te percaktuara ne kete kapitull nga subjektet zgjedhore apo dhuruesit, ne rast se nuk perben veper penale eshte kundervajtje administrative dhe ndeshkohet sipas parashikimeve ne kete kod.

Top Channel