Federer, kampioni i padiskutueshem i raketes

07/07/2009 15:50

Qe prej dites se diele kur fitoi turneun e Wimbledon-it, Roger Federer ka hyre ne librin e arte te historise se tenisit pasi theu rekordin e Pete Sampras me 15 turne Grand Slam.

Asnje me pare nuk e ka perseritur kete sukses, ndersa Federer ia ka arritur edhe pse ka ende shume per te dhene pasi ai eshte vetem 27 vjec.

Ne sportet e tjera ai qe i afrohet me shume eshte piloti i Moto GP, Giacomo Agostini me 15 tituj kampion, Michael Schumacher, 7 here kampion bote me 91 gara te fituara dhe Ingemar Stenmark me 86 gara te fituara ne ski.

Ne SHBA, Tiger Woods eshte kampioni i padiskutueshem me 14 tituj Majors, ndersa gjigandi i pishinave Michael Phelps ka marre 14 medalje te arta ne dy olimpiada.

Top Channel