Deschamps rikthehet te Franca pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, nis hartimin e planit për ndeshjet vendimtare
Deshton nisma e klubeve per te ndryshuar strukturen e kampionatit. Menjehere pas mbylljes se sezonit te kaluar, u hodh ideja e zhvillimit te Kategorise Superiore me 16 skuadra dhe jo me me 12 skuadra, siç ka ndodhur ne tri edicionet e fundit.
Fillimisht te gjithe pjesemarresit e sezonit te kaluar u shprehen “pro†ketij propozimi, por tashme situata nuk eshte e njejte.
Burime prane Federates Shqiptare te Futbollit konfirmuan se pjesa me e madhe e klubeve nuk ka dorezuar kerkese per zgjerimin e aktivitetit elitar ne vend, i cili do t’i lejonte Partizanit, Elbasanit, Lushnjes e Bylisit qe te riktheheshin mes me te mirave.
Afati perfundimtar i dhene nga Komiteti Ekzekutiv, per te dale zyrtarisht ne krah te kater ekipeve qe nuk arriten te mbijetonin dhe te jepeshin argumentet perkatese, ishte 30 qershori.
“Edhe pse afati u shty me disa dite, me shume se gjysma e klubeve pjesemarrese ne Superiore per sezonin 2009/2010 nuk ka dorezuar kerkese per ndryshimin e strukturesâ€, pohuan burime prane institucionit qe drejton sportin me popullor ne vend.
“Pra, mund te thuhet se zgjerimi i kampionatit nuk ka mbeshtetjen e te gjitha pjesemarreseve dhe shanset jane qe te luhet serish me 12 skuadra, te cilat do te ndeshen ne 33 jave futbollistikeâ€.
Nderkohe, nuk kane munguar klubet qe jane shprehur kunder favorizimit te rivaleve, pavaresisht emrave te tyre. Laçi dhe Kastrioti nuk pranojne qe Kategoria Superiore te behet me 16 skuadra, ku perfitueset e vetme jane kater te larguarat.
Laçianet u rikthyen ne elite pasi u shpallen kampione te Kategorise I, ndersa krutanet pas triumfit ne sfiden “play-out†pikerisht perballe Partizanit.
Keta te fundit kane edhe arsye te forta qe mos te tolerojne: ne fund te sezonit 2007/2008 Kastrioti zbriti nje kategori me poshte, pas humbjes me penallti me Lushnjen ne finalen “play-outâ€.
Ne ate periudhe, askush nuk u kujtua qe te bente qofte edhe tentativen minimale per te shpetuar skuadren nga Kruja, apo edhe Skenderbeun e Beselidhjen, qe u larguan nga elitaret.
Top Channel