Cech: Ancelotti, njeriu i duhur per Chelsea

07/07/2009 15:10

Portieri i Chelsea, Petr Cech thur elozhe per trajnerin e ri te skuadres, Carlo Ancelotti.

“Nese shikon CV-ne, nuk mund vecse te mendosh se kjo eshte nje zgjedhje e mire. Ai ka fituar Champions dhe kampionatin si trajner por keto kompeticione i ka fituar edhe si lojtar, prandaj mund te them se ka eksperience te madhe”, shprehet gardiani cek i portes se bluve.

Ne vijim, ai ka theksuar se Ancelotti eshte njeriu qe i duhej skuadres se Chelsea. “Shpresoj te qendroje edhe 7 vjet me ne ashtu si ka bere me Milanin”, shton Cech. Ne fund te intervistes, ai u shpreh i zhgenjyer nga deklarata e trajnerit Scolari, sipas te cilit, ne dhomat e zhveshjes komandojne Drogba, Ballack dhe ai.

Top Channel