Cana: Me shume Hamburg se Volfsburg

07/07/2009 09:35

Keto dy jave do te jene vendimtare ne lidhje me te ardhmen e Lorik Canes, mesfushorit shqiptar qe militoi per 4 sezone ne radhet e skuadres se Olimpikut te Marsejes.

Ditet e fundit u perfol per nje kalim te mundshem te tij te Volsburgu per shumen prej 7 milione eurosh, por te henen, kur sipas mediave franceze pritej nenshkrimi i kontrates 4-vjeçare me kampionet e Gjermanise, gjithçka ka rezultuar vetem nje thashethem.

Kjo tratative eshte hedhur poshte nga babai, njekohesisht edhe menaxheri i tij, Agim Cana, i cili ka theksuar per prestigjiozen “L’Equipe” se nuk ka asgje te vertete mes djalit te tij dhe Volfsburg.

“Nuk e kam idene se nga ka ardhur ky thashethem, ne nuk kemi kontaktuar kurre me Volfsburgun”, ka deklaruar Agim Cana. Me pas kete e konfirmon edhe i biri, Loriku, ne nje prononcim per “LaProvence.com”.

Ai gjithashtu mohoi çdo kontakt me Volfsburg, por konfirmoi se eshte i mundshem nje transferim i tij te Hamburgut. “Nuk kam pasur kurre kontakte me Volfsburgun”, ka theksuar Cana, i cili me pas ka sqaruar se karriera e tij me shume mundesi do te vazhdoje ne nje kampionat te huaj, por marrja e vendimit perfundimtar pritet te behet gjate ketyre dy javeve te fundit.

“Ka shanse qe gjithçka rreth te ardhmes sime te vendoset gjate kesaj jave. Ne kete perfundim arrihet ne nje menyre logjike”, ka thene kapiteni i Marsejes. Pasi ka komentuar thashethemet per Volfsburgun, futbollisti i Kombetares shqiptare ka deklaruar se skuadra e tij e ardhshme mund te jete nje tjeter skuader gjermane. “Hamburgu eshte nje skuader qe mund te jete nje destinacion i mire”, ka zbuluar ai per “LaProvence.com”.

Hamburgu, i cili e ka kerkuar mesfushorin edhe gjate merkatos se dimrit, u rendit i pesti ne sezonin e fundit te Bundesliges.

Por shanse per te marre Lorik Canen kane edhe skuadrat angleze, Arsenal, Liverpul e Totenhem. “Topçinjte” e Londres i tremben konkurrences se Liverpulit dhe Totenhemit.

Liverpuli eshte gati te beje nje sakrifice ne rast te largimit te Ksavi Alonsos ose Maskeranos.

Ndersa trajneri i Totenhemit, Herri Redknap, e shikon si perforcim ideal te mesfushes se tij. Nderkohe i ati ka pohuar se per momentin ka nje pengese per largimin e Canes. “Asgje nuk do te ndodhe deri ne momentin qe Olimpiku i Marsejes te gjeje nje zevendesues per Lorikun. Ka shume mundesi qe ai te jete Stephane M’Bia i Renese, por blerja zyrtare e tij do te lironte futbollistin shqiptar”. Gjithsesi, ditet e fundit si marsejez, Cana po i kalon me se miri.

Pas pushimeve ne Dhermi, me te mberritur ne France ai ishte pjese e delegacionit te futbollisteve te Olimpikut, qe dje kane takuar Presidentin francez Nikolas Sarkozi dhe e shoqeruan per ne samitin franko-britanik.

Top Channel