Turistet braktisin Vloren

06/07/2009 18:45

Rreth 40 perqind me pak eshte numri i turisteve ne plazhet e Vlores ne kete sezon.

Kjo do te thote nje krize e vertete e cila eshte shkaktuar nga disa shkaqe njeheresh. Procesi zgjedhor, moti i paqendrueshem si dhe mungesa prej disa ditesh e energjise elektrike ne gjithe zonen.

Shkarkimet atmosferike demtuan dy transformatore duke lene pa energji zonen e Ujit te Ftohte, Akademise se Marines, zonen e Kalase.

Banoret thone se ka nje neglizhence te theksuar nga ana e ndermarrjes qe mbulon keto defekte. Mungesa e energjise ka sjelle edhe largimin e turisteve.

Edhe ata turiste qe vazhdojne te qendrojne e quajne anormale kete mungese te theksuar te turizmit.

Mungesa e energjise ne kete qytet u be problematike 3 dite pas zgjedhjeve te pergjithshme.

Top Channel