
Te pakten 300 punonjes qe nga fillimi i ketij viti, ne Minieren e Bulqizes, kane mbetur te papune, per shkak te zvogelimit te kerkeses se kompanive koncesionare per mineral kromi.
Bulqiza eshte nje nga burimet me te pasura te kromit ne bote dhe aktualisht eshte dhene me koncesion me pjese te ndryshme per llogari te 22 shoqerive private vendese dhe te huaja.
Llogaritet qe ne te gjitha keto shoqeri nxjerrese dhe seleksionuese minerali kromi ne galeri dhe stoqe, gjate vitit te kaluar kane punuar gjithsej mbi 300 punonjes, perfshi edhe gra dhe femije nen moshe.
Nisur edhe nga koniunktura e çmimit te mineralit qe per vitin e kaluar ka qene shume e favorshme, pagesa per keta punonjes ka qene e mire. Me parate qe ata fitonin, shlyen detyrimet ne pikat e shitjes se qytetit, duke u “çliruar†nga defteret e borxheve te ketyre dyqaneve.
Por, nje situate e tille nuk vazhdoi gjate per ta, pasi me fillimin e ketij viti, ne kuader te krizes globale, ulja e kerkeses dhe çmimit te blerjes se kromit, çoi ne mbylljen e ketyre shoqerive private krom-nxjerrese.
Keshtu nga 22 shoqeri qe veprojne vetem ne Bulqize, ne mesin e muajit shkurt te ketij viti, mbyllen aktivitetin 18 prej tyre dhe vetem 4 mbijetuan, duke e vazhduar punen, por edhe ato me fuqi punetore te reduktuar.
Specialiste menaxhere te krom-nxjerrjes pohojne per nje renie drastike te kerkese-ofertes per krom ne tregjet nderkombetare ku aktualisht 1 ton krom shitet me 120 dollare nga rreth 600 dollare qe shitej ne vitin e kaluar.
Top Channel