Vasili: Aleance me te majten
01/07/2009 23:35
Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, deklaron se forca politike po pret rezultatet perfundimtare per te shkuar drejt nje aleance te majte.
Duke folur per Top Channel, zoti Vasili theksoi se nuk ka asnje vendim te LSI per krijimin e koalicioneve,nderkohe qe shqetesim mbetet mbrojtja e votave.
“Si PD ashtu edhe PS nuk po administrojne dot procesin zgjedhor. Ne po ndjekim parregullsite e ketij procesi zgjedhor dhe jemi te shqetesuar per perfundimin e tij”, u shpreh Vasili.
Top Channel