Tension ne Fushekuqe, bllokohet procesi

01/07/2009 08:00

Edhe pse kane kaluar tashme disa dite nga 28 qershori, numerimi i votave te zones se Fushekuqes ne Lac ka mbetur i bllokuar.

Gjate kesaj kohe ne mbremjen e djeshme qyteti i Lacit eshte rrethuar nga forca te shumta te policise pjesa me e madhe e te cilave te ardhura nga Tirana. Qe prej mesnates ne kete qytet jane ankoruar me shume se 6 automjete me forca speciale te shoqeruara edhe nga dy blinda te policise. Edhe ambjentet e shkolles ku duhet te kryhet numerimi i votave kane qene te rrethuara nga me shume se 50 forca te policise se shtetit.

6 kutite te cilat kane rezultuar me probleme te shumta kane mbajtur peng gjate gjithe nates ne nje presion te vazhdueshem komisioneret, te cilet tensionin e kane shkarkuar ne debate te forta mes njeri-tjetrit. Kutite e kontestuara jane te shoqeruara me procesverbalet perkatese ne te cilat nuk jane shenuar numrat e kartave te identitetit apo pasaportave. Fakt ky qe ka bere qe komisioneret e majte te dyshojne ne manipulimin e ketyre kutive.

Gjate oreve te vona kercenimet nuk kane munguar as per mediat nga persona te cilet kane kerkuar me ngulm largimin e tyre. E gjithe situata eshte shkaktuar ne pranine e uniformave blu te cilat ne asnje moment nuk kane nderhyre per qetesimin e saj. Ne nje situate te tille nuk dihet ende fati i 6 kutive te votimit te cilat edhe pse kane kaluar tre dite nga 28 qershori kur u zhvilluan zgjedhjet kane mbetur ne meshire te fatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA