OSBE rithekson ato arritje dhe kritika qe u thane edhe ne raportin paraprak te kesaj organizate nje dite pas zgjedhjeve.
Zedhenesi i OSBE-se, Jens Hagen Heshenbaher ka pohuar ne nje interviste per “Deutche Welle” se standartet nderkombetare u arriten pjeserisht. Ai pohon se u shenua progres ne hartimin e listave dhe votimin me karta, por shtoi se ky proces u cenua rende nga votimi familjar.
“Pati permiresime te qarta. P.sh. kishte nje liste te verifikuar zgjedhesish apo nje proces identifikimi te votuesve me perdorimin e kartave te identitetit, qe perben nje rekomandim te hershem te OSBE-se, tanime te plotesuar. Te gjitha keto kontribuan ne reduktimin e mundesive te abuzimit. Nga ana tjeter, ato kane rritur dhe aftesine e zgjedhesve per te marre pjese ne votime”, thote Heshenbaher.
Ai eshte perqendruar edhe ne aspektet negative te zgjedhjeve te 28 qershorit, “Natyrisht, kishte edhe aspekte negative qe i evidentuam ne raport. Ka pasur raste presioni ndaj votuesve, shfrytezimi te ngjarjeve zyrtare per fushate elektorale, votimi familjar, qe mund te jete nje argument i kompromentimit te se drejtes per te votuar, per ata qytetare te cilet nuk munden te votonin per forcen politike qe deshironin, sepse e kish bere dikush tjeter”, nenvizon zedhenesi i OSBE-se.
Ne vijim, ai ka vene theksin ne arritjet qe duhet te beje vendi me zgjedhjet e ardhshme, duke kerkuar qe partite politike dhe te gjithe aktoret e organizimit te zgjedhjeve duhet te bashkepunojne per te kapercyer mosbesimin dhe te krijojne nje ure besimi te votuesve tek sistemi.

Top Channel