Numerimi drejt fundit, asnje koalicion me shumice

01/07/2009 08:50

Ne te gjithe vendin po zhvillohet ende procesi i numerimit, shpesh here i bllokuar per arsye te ndryshme, e ne disa raste i shoqeruar edhe me tensione, sa me shume qe proseci po i afrohet fundit.

Ne fakt tashme kane mbetur edhe me pak se gati 5 perqind e votave per t’u numeruar. Beteja eshte perqendruar ne disa qarqe kryesore, si Shkoder, Berat, Tirane, Elbasan e Lezhe. Deri tani asnje koalicion nuk ben dot qeverine, pasi koalicioni Aleanca per Ndryshimin i udhehequr nga Partia Demokratike ka siguruar 70 mandate, Bashkimi per Ndryshimin i udhehequr nga Partia Socialiste 66 mandate dhe koalicioni Aleanca Socialiste per Integrim 4 mandate.

Pas shume oresh, duket se LSI po shkon drejt fitores se nje mandati qe konsiderohet i rendesishem ne Tirane, ai i kryetarit Ilir Meta. Sipas te dhenave paraprake te ECA-s, koalicioni i LSI-se po kalon pragun e 5 perqind qe i jep mandatin Metes.

Nje risi e procesit eshte PDI, Partia per Drejtesi dhe Integrim qe ka fituar nje mandat deputeti nga keto zgjedhje, ne Vlore. Por humbja e mandatit te dyte ne Fier ka bere qe kjo parti, me nje deklarate per shtyp te kerkoje rinumerim te votave dhe ka kercenuar Partine Demokratike se nese nuk e mbeshtet ne kerkesen e saj, ajo do te rikonsideroje pozicionin ne koalicionin Aleanca per Ndryshim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA