
Kandidati i PS-se per qarkun e Tiranes, Kastriot Islami i ka bere apel, kryeministrit Berisha te dale garant i zgjedhjeve.
Duke folur prane simpatizanteve te PS-se te grumbulluar prane nderteses se KZAZ-se 20 ne Fier, Islami ka theksuar se po vihet ne diskutim standardi i zgjedhjeve ne Shqiperi.
Ai ka kerkuar largimin e dy kandidateve te PD-se per kete qark, Alibeaj dhe Olldashi, te cilet, sipas tij, po bejne presion ndaj komisionereve.
“U bej thirrje ketyre zoterive te largohen. Berisha t’u jape urdher ketyre dy individeve te largohen. Po vihet ne diskutim raporti per zgjedhjet. Berisha behu garant i ketyre zgjedhjeve”, eshte shprehur Islami.
“Situata ketu eshte shume e tensionuar dhe i takon Berishes te gjeje zgjidhjen. Njerezit jane te vendosur per te mbrojtur deri ne fund cdo vote”, tha Islami.
Top Channel