Durres, 53 vjecari vret me cifte kusheririn

01/07/2009 20:55

Eshte tronditur serish rrethi bregdetar i Durresit nga krimi i vrasjes, pas ekzekutimit te nje shoferi furgoni.

Ne nje fshat te Durresit, pas nje sherri per motive ende te panjohura mes dy kusherinjsh te fisit Djaloshi, njeri prej tyre ka rrembyer armen dhe ka qelluar mbi tjetrin.

Vrasja ndodhi rreth ores 16.30 te dites se marte ne fshatin Shkalle te Manzes. Viktima eshte Dritan Djaloshi, 35 vjec.

Me te kryer krimin, autori qe identifikohet nga policia si Jak Djaloshi, 53 vjec, eshte kthyer tejet i tronditur ne shtepine e tij ku ka lene armen e krimit, nje çifte gjahu.

Ai ka pire fostoksine dhe ne kushtet e nje tronditjeje te forte psiqike eshte larguar neper arat e fshatit pa mundur te ndalohet nga familjaret, te tronditur nga zhvillimet qe ka marre sherri mes dy kusherinjve.

Drejt vendit te ngjarjes eshte nisur grupi hetimor per te kapur autorin dhe kryer veprimet e para te hetimit qe pritet te percaktojne dhe motivet e sherrit qe u kthye ne krim dhe mbase vdekje te dyfishte brenda fisit.

Top Channel