Bushat, kontestohen 4 kuti, vazhdon numerimi
01/07/2009 13:55
Numerimi i votave ne KZAZ-ne e Bushatit po ecen me ritme shume te ngadalta dhe mesa duket, procesi ne kete qender do t’i sjelle shume probleme KQZ-se.
Aktualisht jane numeruar 37 kuti dhe jane 38 te tjera per t’u numeruar, por nga keto 4 kuti jane te kontestuara dhe kjo mund te behet “molle sherri” gjate oreve ne vazhdim.
Me numerimin e deritanishem, PD rezulton me 5300 vota dhe PS me 3335.
Top Channel