Berat, KZAZ do numeroje kutine e bllokuar

01/07/2009 09:55

Qarku i Beratit pritet te kete nje rezultat me te qarte pas numerimit te kutise 32-95, te bllokuar prej disa oresh, numerimi i se ciles do filloje rreth ores 10.

Vendimi eshte marre nga KZAZ-ja e qytetit me shumice 4-3 pasi edhe komisioneri i PSD-se ra dakort per numerimin edhe pse eshte e veshtire qe kjo kuti te ndikoje ne ndryshimin e mandateve. Kjo kuti i perket komunes se Uznoves, ndersa kutia e Sinjes do transportohet ne KQZ. Nderkohe, PS do kerkoje rivleresimin e rreth 2 .800 fleteve votimi ne kete qark, te cilat jane cilesuar si te pavlefshme.

Ne KZAZ-ne e Korces ku numerohen votat e komunave, nje kuti vazhdon te jete e bllokuar per shkak te mungeses se procesverbalit. Komisioneret e KZAZ-se do mblidhen per te marre nje vendim rreth kesaj ceshtjeje.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA