
Nje studim i Universitetit te Goteborgut ne Suedi ka arritur ne perfundimin se te kesh nje marredhenie te mire ne cift dhe pa probleme ndihmon ne zvogelimin e stresit gjate orarit te punes.
Pas nje dite te tmerrshme qe ke kaluar duke u perpjekur te shmangesh konfliktet dhe zenkat me koleget dhe te mos nxehesh eprorin nuk ka gje me te mire se te “strehohesh” ne krahet e partnerit ose partneres. Jeta ne cift ne rast se funksionon, eshte kura me e mire e cila lufton stresin dhe mbron ne menyre perfekte ndikimet negative qe vijne nga jashte.
Por eshte edhe nje e vertete e pakendeshme, ne rast se marredhenia ne cift nuk eshte ne nivelin e saj maksimal atehere telashet shtohen dhe mundesia per t’u dyfishuar stresi eshte shume e larte.
Doktoresha An-Kristine Anderson Arnten e Universitetit te Goteborgut ne Suedi ka studiuar me shume se 900 persona per te arritur ne perfundimet e paraqitura ne tezen e saj per marrjen e titullit te doktoratures ne psikologji
“Nje marredhenie e mire ne cift redukton ndjeshem efektet negative te stresit ne shendetin tone, por ne nje marredhenie ku raporti ne cift eshte i pakenaqeshem atehere stresi rrezikon te shumfishoje problemet shendetsore derivate prej tij”- thote Kristine Arnten.
Keshtu nevoja per vetmi gjate momenteve te stresit nuk te ndihmon sic mendohej deri me tani, por thjesht mbyll ‘portat’ e komunikimit me jashte dhe zgjat kohen nen kontrollin e stresit.
Top Channel