Olli: Numerimi po vijon normalisht
30/06/2009 20:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar para pak castesh se procesi i numerimit te votave po ecen normalisht dhe se kane mbetur 290 qendra votimi per t’u numeruar.
Sipas zedhenesit Leonard Olli, problemi i vetem eshte konstatuar ne Bushat, ku kreu i ri i KZAZ-se eshte paraqitur pak momente me vonese pas marrjes se detyres.
“Puna po vazhdon normalisht. Kane ngelur 290 qendra votimi te panumeruara. Kemi fatin e mire te kemi pamje direkte nga numerimi ne Bushat, ku KQZ mori vendimin per ndryshimin e kreut te KZAZ dhe procesi ka rifilluar dhe ka konsensus te faktorit politik”, ka deklaruar Olli.
Top Channel