Korce, procesverbali bllokon punen ne KZAZ
30/06/2009 13:51
Ne KZAZ-ne e qytetit te Korces eshte bllokuar numerimi per shkak se ne nje kuti nuk eshte gjendur nje procesverbal.
Por gazetari i Top Channel ka mundur ta gjeje kete procesverbal dhe sipas tij, nga nje te tille e kane edhe anetaret e komisionit. Kjo e ka bere te pakuptueshem bllokimin e procesit ne kete KZAZ ku jane numeruar deri tani 59 kuti dhe PS ka siguruar nje avantazh te lehte.
Kutia per te cilen behet fjale eshte ajo me numer 38-64, qe eshte hapur dhe me pas eshte vulosur, nje procedure kjo e paligjshme.
Top Channel