
Partia Socialiste ka denoncuar para pak momentesh demtimin qe po i behet procesit zgjedhor ne Shkoder, nga tentativat e PD per te manipuluar numerimin.
Ne nje deklarate per shtyp, sekretari i ceshtjeve zgjedhore ne PS, Kastriot Islami e ka krahasuar sjelljen e PD me ato te vitit 1996.
“Vazhdon numerimi ne Shkoder, por dukurite qe vihen re ne kete qytet po demtojne rende procesin e zgjedhjeve, dhe jane te ngjashme me ato te vitit 96”, ka deklaruar Islami.
Sipas tij, komisioneret e PD po manipulojne numerimin, duke e nxjerre partine me te madhe te opozites me 0 vota.
“Ka kuti qe dalin 300 me 0, apo me 1 vote per PS. Ka shume votues qe nuk kane shenuar firmen dhe numrin e dokumentit. Keto shpjegojne qarte perse ka qene mjaft e larte pjesemarrja ne Shkoder”, ka nenvizuar Islami.
Me tej, deputeti socialist i ka bere thirrje PD qe te zbatoje ligjin dhe ka shtuar se partia e majte do ta ndjeke ligjerisht kete ceshtje.
“I bej thirrje PD qe te zbatoje ligjet per te patur nje proces normal. Ne do ta kontestojme ne rruge ligjore kete proces, por mesa duket do te jete e veshtire qe kjo qe po ndodh ne Shkoder te mos e demtoje procesin”, ka shtuar Islami.
Top Channel