Celibashi: CEA, te dhena te sakta

30/06/2009 19:45

Drejtuesi i CEA, qe ne bashkepunim me USAID po nxjerr ne kohe reale rezultatet e numerimit te votave, Ilirian Celibashi ka dhene garancine e tij per saktesine e te dhenave te publikuara ne faqen e internetit te CEA.

Ne nje deklarate per shtyp, Celibashi ka theksuar se mund te qelloje qe te dhenat e paraqitura nga kjo organizate te jene ndryshe nga ato qe zoterojne subjektet politike.

“Numerimi i votave behet permes vezhguesve tane qe i marrin te dhenat gjate numerimit. Mund te kete dallime dhe diferenca me ato qe marrin partite politike dhe KQZ. Por me pergjegjesi qytetare deklarojme se te dhenat e pasqyruara ne faqen tone te internetit jane te dhena te sakta qe tregojne realisht se cfare po behet ne vendet e numerimit”, ka deklaruar Celibashi.

Ish-kreu i KQZ ka theksuar se procesi i numerimit eshte i veshtire per shkak te gares se ashper mes partive te medha, por ka nenvizuar se CEA po punon me profesionalizem per te nxjerre te dhena sa me te sakta per publikun.

“Eshte nje proces i veshtire pasi jane ne loje interesat politike te partive dhe individeve te ndryshem, por ne jemi ketu per te rritur besimin ndaj publikut dhe kandidateve. Jemi prezent ne menyre te vazhdueshme ne qendrat e numerimit. Po e bejme kete duke sakrifikuar energji fizike dhe mendore me qellim per te informuar qytetaret se si shkon vota e tyre”, ka shtuar Celibashi.

Top Channel