Profili gjenetik ndikon ne riprodhim

29/06/2009 13:40

Meshkujt e pashem, ata qe prezantojne nje ADN te ne nje “nivel gjenetik te larte” nuk jane te suksesshem ne krijimin e nje familjeje dhe ne riprodhim.

Ky perfundim eshte arritur ne nje studim te bere nga biologu evolucionist suedez Goran Arnqvist dhe profesoresha daneze e ekologjise dhe e gjenetikes Trine Bilde.

Studimi eshte kryer tek buburrecat por duket qe mund te jete i vlefshem edhe per njerezit. Armqvist i cili eshte marre me studimin e perzgjedhjes sekusale mes insekteve dhe Bilde studimin e ‘shoqerimit’ te insekteve, kane monitoruar ciftezime te ndryshme te ketyre insekteve dhe rezultatet nuk lene hapesira per polemika. Kane qene pikerisht ‘meshkujt me ADN me te varfer” ata qe kane grumbulluar me shume pasardhes. Meshkujt me ADN me nje profil me te ulet jo vetem qe jane me te miret ne fertilizimin e vezes por jane edhe me te aftet ne rritjen e te vegjelve.

“Keto rezultate tregojne qe genet e mira te meshkujve kthehen ne negative per partneren e tyre”-tha Goran Arnqvist.

Studimi i ndermarre bashkerisht ne mes te Universitetit te Uppsala ne Suedi dhe Aarhus ne Danimarke mund te “trondise” opinionin femeror per meshkujt e pashem.

Deri me sot besohej tek afrimiteti “lule per lule’ qe u lejonte femrave te ‘zgjidhnin partnerin’ sipas profilit gjenetik te larte per te patur nje pasardhes me te shendetshem, por te gjitha te gabuara.

Top Channel