Kaka: Dua te fitoj serish ‘Topin e Arte’

29/06/2009 09:40

Braziliani i Real Madrid Leite Ricardo Kaka nga Johanesburgu i Afrikes se Jugut pasi ngriti edhe Kupen e Konfederatave ka shprehur synimin e tij per fitimin e nje tjeter ‘Topi te Arte’.

“Dua te fitoj edhe nje ‘Top te Arte’ tjeter. Por per t’u nderuar me cmime individuale duhet te fitosh me klubet ku luan dhe une kam fatin te luaj ne nje ekip qe mund te fitoje shume trofe”- tha Kaka.

Per arritjen e objektivit personal Kaka duhet te llogarise konkurencen me kolegun e tij tek Real Cristiano Ronaldo “Topi i Arte” dhe me argjentinasin e Barcelones Lionel Messi.

Top Channel