Iran, Mousavi kembengul per zgjedhje te reja

27/06/2009 20:55

Mir Hossein Moussavi kembengul per anulimin e zgjedhjeve presidenciale iraniane te 12 qershorit.

Ai ka deklaruar se nuk ka ndermend te marre pjese ne komisionin special te ngritur per te verifikuar rinumrimin e 10 perqind te kutive, sipas vendimit te Keshillit te Gardianeve.

Lajmin e kane bere te ditur burime prane ish-kryeministrit dhe aktualisht lider i opozites.

Top Channel