Britani, adoleshenti vret me grushta 2 vjecaren
27/06/2009 18:50
Rrezikon te denohet me burgim te perjetshem nje kujdestar femijesh 15 vjecar, qe vrau me grushta dhe me kafshime nje vajze dy vjecare.
Ngjarja tragjike ka ndodhur ne Britanine e Madhe, ku opinioni publik ka mbetur i shokuar nga veprimi i adoleshentit.
Sipas mediave lokale, vogelushja i ishte besuar 15 vjecarit nga e ema, e cila kishte probleme me alkoolin.
Por nga te qarat, qe e penguan te riun te shihte televizor, e cuan ate drejt kryerjes se veprimit makaber.
Gjykata e Mancesterit e ka shpallur Karl McCluney fajtor per vrasjen e vogelushes dhe brenda nje muaji pritet te jape vendimin perfundimtar.
Top Channel